Video

"Çarmatoset" gazetari, LIVE nga Gaza: Po na vrasin

Duke mbajtur lotët dhe duke iu drejtuar prezantueses, e cili ishte përlotur në studio, korrespondenti i Al Jazeera, Mohammad Abu Hattab, hoqi kokoren dhe jelekun anti-plumb.

k.m.
"Çarmatoset" gazetari, LIVE nga Gaza: Po na vrasin
Mohammad Abu Hattab

GAZA- "Nuk mund të durojmë më, jemi të rraskapitur,"- me këto fjalë gazetari palestinez në Gaza hodhi në tokë gjithë objektet e tij që i kishte për t'u mbrojtur. Kjo pasi më herët një nga kolegët e tij dhe 11 anëtarë të familjes së tij u vranë në shtëpinë e tyre në Gaza.

Duke mbajtur lotët dhe duke iu drejtuar prezantueses, e cili ishte përlotur në studio, korrespondenti i Al Jazeera, Mohammad Abu Hattab, hoqi kokoren dhe jelekun anti-plumb.

Nuk ka mbrojtje apo imunitet ndërkombëtar. Këto jelekë dhe kokore nuk na mbrojnë. Është vetëm një fjalë (p.s. duke iu referuar fjalës "MEDIA" në veshjen që mbajnë gazetarët që mbulojnë zonat e luftës) që nuk bën absolutisht asgjë për të mbrojtur asnjë gazetar. Këtu jemi edhe ne viktima. Na vrasin njëri pas tjetrit me kosto zero. Ne presim vetëm radhën tonë,"-tha ai.

Më pas, tregoi sesi kolegu i tij Mohammad Abu Hattab, i cili ishte live 30 minuta para tij, u vra bashkë me gruan dhe të vëllanë.

Që nga nisja e përplasjes më 7 tetor, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), gjithsej 36 gazetarë kanë humbur jetën në Gaza./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB