
RUSI - Në rrjetet sociale qarkullon një video, e cila dyshohet se është regjistruar në Shën Petersburg të Rusisë, ku shihet një përleshje e ashpër mes dy të rinjve.
Në fillim, shohim një djalë me një buqetë me lule në duar, të gjunjëzuar para një vajze dhe nuk dihet nëse ai po i lutet apo po e propozon. Pak sekonda më vonë, ndodh kaosi.
Në pamje shfaqet një tjetër i ri, i cili merr gaz lotsjellës dhe spërkat në fytyrë “kundërshtarin” dhe më pas nis përballja.
Koliko je dobra kad se ovoliko "šaketaju" zbog nje!!! pic.twitter.com/QiF3BKV79O
— Rade Fantastični (@RFantasticni) November 3, 2023
Vajza u largua për një moment, pasi djemtë po goditeshin me grushte me njëri-tjetrin. Më pas ajo u përpoq të qetësonte situatën.
Ajo nuk ia doli, prandaj një kalimtare e rastësishme, një zonjë e moshuar, e cila tundte një çantë, tentoi të ndante djemtë.
Nuk dihet sesi qëndrojnë gjërat në këtë histori, sidomos roli i të riut që erdhi i “pajisur” me gaz lotsjellës. Videoja është publikuar në portale të shumta ruse./Zëri.ai/