
TIRANË- Zhurmë, tym dhe kaos! Këto 3 fjalë e përkufizojnë më së miri seancën plenare të datës 2 nëntor në Kuvendin e Shqipërisë.
Edhe pse niste që në orën 10.00, deputetët demokrat kishin hyrë më herët në sallë dhe mblodhën të gjitha karriget duke i grumbulluar ato përpara Foltores së Kuvendit. Si shenjë revolte se po iu refuzohet e drejta e tyre kushtetuese për ngritjen e Komisioneve Hetimore, demokratët zgjodhën sërish përplasjen me maxhorancën si zgjidhje.
Pavarësisht përpjekjeve të opozitës për të bllokuar punimet, socialistët zgjodhën miratuan rendin dhe kaluan akte dhe ligje pa asnjë debat e diskutim. Nuk i ndaloi as flakadani i ndezur nga deputeti demokrat Ervin Salianji. "Zëri.ai" ishte brenda dhe jashtë ambienteve të Kuvendit, duke ndjekur zhvillimet që janë përmbledhur në pak minuta për ju.
NDIQNI VIDEO-n: