Video

"Ishim në punë"/ Mark Frroku flet pas daljes nga Gjykata

Në të njëjtën masë sigurie u lanë edhe 7 të arrestuarit e tjetër pas përplasjes në Kepin e Rodonit të ndodhur pak ditë më parë.

k.m.
"Ishim në punë"/ Mark Frroku flet pas daljes nga Gjykata
Mark Frroku

DURRËS- Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ për ish-deputetin e Partisë Socialiste, Mark Frroku. Në të njëjtën masë sigurie u lanë edhe 7 të arrestuarit e tjetër pas përplasjes në Kepin e Rodonit të ndodhur pak ditë më parë.

Jashtë Gjykatës Frroku foli shkurt për mediat dhe tha se: Ishim në vendin e punës konform gjithë ligjeve të shtetit! Kaq nuk kam çfarë them. Ata që erdhën, ne ishim në vendin e punës. Kjo është deklarata ime.

Konflikti që ndodhi të dielën në Kepin e Rodonit në fakt ishte një ngjarje e paralajmëruar, pasi për pronën rreth 5 mijë metra katrorë, ka pasur pretendime nga dy palë. Në njërën anë është Provinca Françeskane që pretendon se e ka marrë me vendim gjykate që në vitin 2008, dhe në anën tjetër familja Kaçuli thotë se ka një certifikatë pronësie.

IMT e Durrësit kishte vendosur që të ndalohej rrethimi i tokës, për të cilën Provinca Françeskane kishte kërkuar ndihmën e AML grup, që drejtohet nga Frroku dhe të afërmit e tij. Vetë Provinca Françeskane në një reagim për mediat pas ngjarjes, tha se toka që po rrethohej është në pronësi të tyre, dhe se për këtë kishin një vendim gjykate që nga viti 2008./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB