
AFRIKË- Një ndryshim i jashtëzakonshëm po ndodh në Afrikë, ku popullsia parashikohet të dyfishohet në 2.5 miliardë në 15 vitet e ardhshme. Në kontinentin afrikan gjendet popullsia më e re dhe me rritjen më të shpejtë në Tokë. Mosha mesatare në kontinentin afrikan është 19 vite.
Në vendin më të populluar të botës, Indi është 28 vite, kurse në Kinë dhe SHBA 38 vite. Në vitin 1950, afrikanët përbënin 8 për qind të popullsisë së botës. Një shekull më vonë, një e katërta e njerëzve do të jenë afrikanë dhe minimalisht një e treta e të gjithë të rinjve të moshës 15 deri në 24 vjeç.
Afrika përbëhet nga 54 shtete, e mbulon një sipërfaqe më të madhe se Kina, Evropa, India dhe Shtetet e Bashkuara së bashku.
Ky është edhe kontinenti me urbanizimin më të shpejtë në botë.
Në vitin 2027, numri i milionerëve në kontinent do të shkojë në 768,000.
Brenda dekadës së ardhshme, Afrika do të ketë forcën më të madhe të punës në botë, duke tejkaluar Kinën dhe Indinë. Deri në vitin 2040, dy në çdo pesë fëmijë të lindur në planet do të jenë afrikanë. Por sfidat e Afrikës do të jenë të mëdha, duke nisur nga papunësia, lufta ndaj varfërisë, forcave rebele, ngrohjes globale dhe ndërtimi i sistemeve demokratike./Zëri.ai