
ITALI- Wanda Nara shpërtheu në lot në TV pasi u pyet për gjendjen e saj shëndetësore. Prezantuesja dhe modelja e martuar me futbollistin Mauro Icardi, e cila është konkurrente në versionin italian të "Dancing with the Stars", tha se mori pjesë për t'u treguar fëmijëve të mi se jam mirë.
Në një segment emocional në programin popullor, Wanda shpjegoi se si mjekët e kishin diagnostikuar atë me një sëmundje të rëndë gjatë verës pasi ajo iu nënshtrua një kontrolli rutinë shëndetësor.
Për fat të mirë, ajo u zbulua herët dhe Wanda ka qenë në gjendje të menaxhojë gjendjen e saj.
Pasi mahniti shikuesit me një rumba në javën e hapjes, Wanda me lot shpjegoi motivimin e saj për t'u bashkuar kastit, ndërsa tregoi edhe për problemet e saj shëndetësore.
“Më duhej të udhëtoja për në Milano. Sa herë që shkoj atje bëj disa teste rutinë. Rezultatet ishin jonormale dhe mjekët filluan të shihnin gjëra. Po qaja pa e ditur se çfarë ishte. Fëmijët e mi ishin shumë të trishtuar. Kur më ftuan të isha në ‘Dancing with the Stars’, padyshim që situata ishte më e qëndrueshme."
Wanda foli lidhur me betejën e saj shëndetësore në korrik, duke deklaruar se donte ta mbante gjendjen e saj private ndërsa priste më shumë rezultate nga mjekët./Zëri.ai