Video

Puthje pasionante në skenë, Enrique Iglesias 'tërbon' rrjetin

Me pasionin, ‘’zemërthyeri’’ spanjoll puthi në buzë kolegen dhe më pas të dy vazhduan të kërcenin në mënyrë sensuale.

E.K

Puthje pasionante në skenë, Enrique Iglesias

KANADA- Enrique Iglesias njihet tashmë si një djalë ekspresiv dhe i lirshëm në skenë. Madje këtë herë më shumë seç duhet pasi shkëmbeu puthje pasionante me këngëtaren që ishte me të në skenë.

Me pasionin, ‘’zemërthyeri’’ spanjoll puthi në buzë kolegen dhe më pas të dy vazhduan të kërcenin në mënyrë sensuale.

@fcoinalcanzable_uruguay Enrique’s ‘Loco’ performance was filled with intense chemistry with his co-singer. ???????? ????Clip from his concert last night at the Scotiabank Arena in Toronto, Canada - Oct 17, 2023. ???? via @Enriqueismyhero #EnriqueIglesias #TheTrilogyTour #Enrique #Iglesias #EnriquesUpdates ♬ sonido original - Fco Inalcanzable ei ????????

Situata ka ndodhur në koncertin e këngëtarit në Toronto të Kanadasë dhe është bërë virale në TikTok. Në komentet e tyre ndjekësit dallojnë kiminë mes dy këngëtarëve, ndërsa nuk dihet se si ka reaguar bashkëshortja e tij Anna Kournikova.

Enrique Iglesias është i martuar me tenisten ruse Anna Kournikova dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti filloi lidhjen në fund të vitit 2001. Ata u ndanë në tetor 2013, por më vonë u rikthyen bashkë. Ata kanë dy binjakë Nicholas dhe Lucy. Më 30 janar 2020 ata u bënë prindër të një vajze./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB