Video

Skandalet e basteve

Futbollistët janë bërë edhe më herët pjesë të skandaleve të basteve.

Redaksia Zëri
Skandalet e basteve
Foto ilustruese

ITALI- Futbolli italian është tronditur nga skandali i basteve, ku janë marrë dënime për tre futbollistë, ndërkohë që hetimet vazhdojnë edhe për dhjetëra emra të tjerë. Mesfushori i Juventusit dhe i Italisë, Nikolo Faxholi është pezulluar me 7 muaj pasi pranoi se kishte luajtur në baste sportive.

Edhe Sandro Tonali, i cili u ble në verë për 60 mln euro nga Njukestëlli është penalizuar që të mos luajë në sezonin 2023/24. Mesfushori e pranoi se kishte luajtur baste për Milanin, ekip ku ka qenë pjesë në periudhën 9 shtator 2020- 31 qershor 2023. Të dy lojtarët kanë përfshirë edhe mesfushorin me tipare sulmuese Nikolo Zaniolo në këtë skandal. Ky i fundit edhe pse ka mohuar shkeljen, u detyrua që të largohet nga grumbullimi me kombëtaren për takimet kualifikuese të tetorit në Euro 2024.

Por futbollistët janë bërë edhe më herët pjesë të skandaleve të basteve.

Ish-lojtari i kombëtares angleze Daniel Starixh në vitin 2019 u pezullua me 4 muaj dhe u gjobit me 200 mijë euro. Kjo sepse ai dha informacione të privilegjuara në lidhje me një transferim potencial në janar të 2018-ës.

Edhe ish-lojtari i Sitit, Atletikos dhe Totenhemit, Kierian Triper e pësoi nga bastet. Ai tregoi në një grup miqsh në Wats App se do të transferohej te spanjollët, e një miku i tij përfitoi finaciarisht ng kjo.

Pas hetimit të federatës angleze, lojtari u pezullua me 4 javë dhe u gjobit me 100 mijë euro. Por çështja u mbyll, pasi rezultoi se ai nuk kishte përfituar financairisht nga kjo. Ivan Tonei u pezullua me tetë muaj nga federata angleze pasi rezultoi se kishte hedhur 29 baste për ekipin e tij Brentford, 13 prej tyre që do të humbte. Dënimi do të ishte më i rëndë, nëse nuk do të ishte vërtetuar se sulmuesi kishte varësi nga bastet./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB