TIRANË- Shqiptarët e Kosovës mbetën grupi kryesor i turistëve në vend edhe gjatë 2025 dukë shënuar 4.66 milionë hyrje. Pesha e tyre ndaj totalit prej 12.4 6 milionë hyrje ishte 37.4 për qind duke treguar edhe një herë kontributin që ka turizmi patriotik në këtë sektor në vendin tonë. Të dhënat zyrtare të grupeve që kanë vizituar Shqipërinë sipas Lëvizjes së Shtetasve të publikuara nga INSTAT tregojnë se italianët mbetën grupi i dytë më i rëndësishëm me 1.29 milionë hyrje në vitin që lamë pas, megjithatë vihet re ngadalësim i theksuar i rritjes së këtij grupi. Gjermania dhe Franca janë dy grupet me rritje të turistëve në vendin tonë dhe kjo pritet të mbetet e njëjtë edhe gjatë këtij viti.
/ZËRI