Video

Tritoli për motrat Nikolli i merr jetën Enea Themollarit

Enea Themollari, 26 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë.

F.m
Tritoli për motrat Nikolli i merr jetën Enea Themollarit
Enea Themollari

TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, Enea Themollari, fqinji i motrave Alda dhe Xhovana Nikolli, i cili mbeti i plagosur pas shpërthimit me tritol rreth 3 muaj më parë, në Elbasan. Tritoli u vendos në korridorin e katit të 4-t të pallatit në derën e hyrjes në pronësi të një 59-vjeçari, ku jetonin me qira motrat Nikolli, të cilat akuzuan Nuredin Dumanin si porositës të vendosjes së tritolit. Por fatkeqësisht dëmtimet më të mëdha u shkaktuan në banesën e familjes Themollari, duke e lënë të riun të plagosur rëndë. Enea Themollari, 26 vjeç, që prej datës 14 korrik ndodhej në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë. Giovanna dhe motra e saj, Alda jetonin së bashku në banesën në Elbasan ku ndodhi shpërthimi mëngjesin e 14 korrikut. Pas ngjarjes ato hodhën akuza në drejtim të Nuredin Dumanit, por edhe Prokurorisë së Posaçme, pasi sipas tyre i penduari i drejtësisë ka trajtim preferencial në ambientet e burgut, dhe merr vendime dhe për të dënuarit e tjerë. Nikolli akuzoi Dumanin se kishte dhunuar në 3 raste të dashurin e saj në qeli, Amarildo Xhanej, ndërsa u shfaqën dhe pamjet, ku vrasësi me pagesë, tashmë i penduar, komunikonte lirisht nga ambientet e burgut. Pas denoncimit të Nikollit, 2 punonjës të policisë së burgjeve u pezulluan nga detyra. Hetimet për shpërthimin me tritol, janë marrë përsipër nga Prokuroria e Posaçme, por deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar për ngjarjen.

Poll

MOS HUMB