
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka lënë sot ambientet e QSUT-së, një ditë pas operaconit që kreu për heqjen e hernies inguinale. Gjendja e Ramës ka qenë e mirë, ndërkohë që gjatë mbrëmjes së djeshme iu rekomandua të qëndronte në spital për të qenë nën kujdesin e mjekëve.
Ndërhyrja e Ramës u krye nga 5 mjekë kirurgë në QSUT, me në krye profesor doktor Arben Gjatën. Operacioni i Ramës zgjati dy orë. Rama e paralajmëroi ndërhyrjen në fund të gushtit, teksa ishte për një inspektim në spitalin “Nënë Tereza”./ZËRI
Poll