Video

Vrasësi i grave kërcënon gazetarët: Do vijë momenti juaj

Dan Hutra kërkoi nga mediat që të lënë drejtësinë të bëjë punën e saj.

Redaksia Zëri
Vrasësi i grave kërcënon gazetarët: Do vijë momenti
Dan Hutra

TIRANË- Vrasësi i grave, Dan Hutra ka kërcënuar gazetarët sot në sallën e gjyqit, teksa seanca në ngarkim të tij u shty për shkak të mungesës së një prej gjyqtareve. Hutra tha se mediat kanë thënë shumë të pavërteta rreth çështjes së tij dhe se ai do të flasë në një moment të dytë. Ai kërkoi nga mediat që të lënë drejtësinë të bëjë punën e saj.

Seanca në ngarkim të tij u shty për në datën 10 Tetor, ndërsa Hutra nuk ishte dakord as me avokatin e zgjedhur kryesisht nga ana e gjykatës. Hutra u arrestua më 1 mars të vitit të kaluar, pasi kreu masakrën e trefishtë në kryeqytet. Ai ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në zona të ndryshme të Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB