
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale në ambientet e QSUT-së. Rama i është nënshtruar operacionit për hernien inguinale, ose e thënë ndryshe heqjen e ‘dhjamthit’, siç njihet në gjuhën popullore. Operacioni është kryer nga prof. Dr. Arben Gjata, ndërkohë që gjendja e Ramës paraqitet e mirë pas ndërhyrjes.
Kryeministri pritet që ta kalojë mbrëmjen e sotme në spital. Rama e paralajmëroi ndërhyrjen në fund të gushtit, teksa ishte për një inspektim në spitalin “Nënë Tereza”. Kjo është hera e dytë brenda 18 muajsh që Rama shtrohet në spital, pasi në prill të vitit të kaluar bëri një ndërhyrje për heqjen e apandesitit./ZËRI