
Foto Ilustruese
VLORË- Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës. Tritoli u vendos në dritaren e një servisi motorësh në pronësi të Vasillaq Bezhanit. Sipas informacioneve, në momentin e shpërthimit, nuk ka patur njerëz në biznes dhe nuk raportohet për të lënduar. Pronari i biznesit para hetuesve ka deklaruar se nuk ka konflikte me njeri.
Blutë kanë sekuestruar kamerat e biznesit, ndërsa janë shoqëruar në polici 5 persona. Kamerat e biznesit kanë kapur autorin e maskuar teksa vendos lëndën plasëse dhe po punohet për identifikimin e tij.
Poll