
Një nga çështjet që irriton vazhdimisht Jurgen Klopp, trajnerin e Liverpool-it është orari i ndeshjeve të Premier League. Pas fitores 2 me 0 të Liverpool ndaj Sheffield United, Klopp foli për Amazon Prime, por gazetari tentoi ta ngacmonte me pyetje. Kaq ka mjaftuar që Klopp ta humbte “toruan”.
“Ti nuk e kupton futbollin, megjithëse punon brenda tij. Atëherë pse diskutoni dhe shpjegoni? Do të kthehemi në mesnatë, do të bëjmë disa praktika dhe do të luajmë përsëri. Ti ishe i pasjellshëm. Dallimi ynë është se ndërsa ju si gazetarë mund të thoni çfarë të doni, unë nuk mund të bëj të njëjtën gjë sepse gjërat do të ishin ndryshe”./ZËRI