Video

Burri e bën letrën ‘aeroplan’ për 6.15 sekonda

David Rush nga SHBA ka thyer rekord botëror, për të ndërtuar një aeroplan letre dhe për ta 'fluturuar' atë. Ai regjistroi kohën rekord 6.15 sekonda.

D.XH
Burri e bën letrën ‘aeroplan’ për 6.15 sekonda
David Rush

SHBA- Rekordi Botëror Guinness për kohën më të shpejtë për të palosur dhe hedhur një aeroplan letre u thye nga një burrë nga Idaho, i cili arriti suksesin, pasi regjistroi një kohë prej 6.15 sekondash.

Guinnes kishte nxjerrë njoftimin se kush mundet që të thyejë rekordin e bërjes së aeroplanit prej letre dhe të ‘fluturimit’ të ‘mjetit’ për më pak se 7 sekonda. David Rush doli ‘vullnetar’ për të thyer këtë rekord.

Rush tha se ishte ushtruar së tepërmi për këtë rekord. Ai deklaroi se fillimisht e kishte të vështirë të bënte gjithçka në kaq pak kohë. Ai ia doli që të regjistrojë kohën 6.15 sekonda, e mjaftueshme për të thyer rekord botëror./ZËRI/

Poll

MOS HUMB