
BRITANI E MADHE- Prezantuesja e "BBC News" Maryam Moshiri u kap duke i shfaqur gishtin e mesit kameras teksa ishte "live" duke dhënë titujt kryesorë të lajmeve. Duke kuptuar se gabimi i saj ishte kapur në kamera, ajo e ktheu shpejt qëndrimin serioz dhe u tha shikuesve: Live nga Londra, ky është BBC News.
Pasi momenti u bë viral, ajo tha se momenti një "shaka", e bërë në momentin e gabuar.
“Nuk ishte qëllimi im që kjo të ndodhte dhe më vjen keq nëse ofendova apo mërzita dikë. Në të vërtetë nuk po u drejtoja gishtin shikuesve,”- tha ajo.
Been a while since a middle finger gesture made it on to BBC News... pic.twitter.com/eS5hOJ0PYY
— Clean Feed @ The TV Room (@cleanfeed_ttvr) December 6, 2023
Moshiri është një nga prezantuesit kryesorë të kanalit BBC News, ajo ka punuar për transmetuesin britanik për më shumë se 20 vjet./ZËRI