Video

SPAK sekuestron 2.2 mln euro pasuri të Amant Josifit

Media spanjolle “El Pais”, e konsideronte Josifin, ‘kokën’ e mashtrimeve në bursa, si dhe garancinë e paprekshmërisë për Milton Group.

E.K
SPAK sekuestron 2.2 mln euro pasuri të Amant Josifit
Amant Josifi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi këtë të shtunë se në bashkëpunim me autoritetet spanjolle i ka sekuestruar mbi 2.2 milionë euro llogari bankare Amant Josifit dhe familjarëve të tij. Sipas akuzës paratë janë fituar nga mashtrimi i mijëra qytetarëve të vendeve të BE-së përmes call centerave. Aktualisht Josifi ndiqet penalisht nga autoritetet spanjolle, por nga hetimet për këtë aktivitet ka rezultuar se janë përfshirë dhe persona të tjerë.

Media spanjolle “El Pais”, e konsideronte Josifin, ‘kokën’ e mashtrimeve në bursa, si dhe garancinë e paprekshmërisë për Milton Group. Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor në vendin tonë dhe zbuloi se pre e skemës së mashtrimit kanë rënë 200,000 qytetarë në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë.

SPAK ka “kopsitur” dosjen dhe ka çuar për gjykim në Gykatën e Posaçme (GJKKO) dosjen në ngarkim të 5 personave të përfshirë në mashtrim dhe që kanë lidhje me Josifin. Konkretisht Adrian Korrikun, Irisa Pucan, Merxhan Çelikun, Endri Bulkun, Erlind Cekajn. Dëmi ekonomik llogaritet deri në 6.1 milionë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB