Video

Artan Hoxha zbulon SKANDALIN që s'e dinim

Alma Kaçi ishte dënuar edhe sepse i kishte dërguar foto se i dërgoi foto shantazhuese vajzës adoleshente të një drejtuesi të lartë të policisë në Durrës.

k.m.
Artan Hoxha zbulon SKANDALIN që s'e dinim
Alma Kaçi

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbuluar një tjetër rast shantazhi ku përfshihet Alma Kaçi, e reja që u shfaq në videoskandalin personi që u shfaq në video skandalin e Safet Gjicit. Hoxha, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", tha se Alma Kaçi ishte dënuar edhe sepse i kishte dërguar foto se i dërgoi foto shantazhuese vajzës adoleshente të një drejtuesi të lartë të policisë në Durrës. Në foto, i ati i saj shfaqej i zhveshur. Për këtë rast, Alma Kaçi u dënua me gjobë.

"Ka edhe një vendim tjetër, e ka dhënë gjykatësja Migena Laska dhe ka qenë e pandehur zonja në fjalë, por aty e akuzuar me akuzën e shantazhit të të miturve. Në këtë rast, e pandehura u akuzua sepse i ka çuar një video dhe disa mesazhe, vajzës adoleshente të një zyrtari të lartë të policisë në Durrës. Ia ka çuar dhe i ka thënë që babai jot është i dashuri im. Vajza adoleshente i ka thënë, babai im ka nënën time, dhe kjo i ka çuar një video dhe foto ku paraqitet i zhveshur dhe ka të shkruar në trup emrin e Almës. Alma i thotë vajzës, nëse babai jot do kishte nënën tënde, do të mbante emrin e saj dhe jo timin. Alma Kaçi është gjetur fajtore dhe është dënuar, për shkak edhe të kushteve dhe problemeve, u dënua me një shumë prej 2 milionë lekëve të vjetra. Më përpara është përdorur edhe për shantazhe. Ka patur zyrtarë edhe më të rëndësishëm. Njëri në Durrës ka qenë përfaqësues i lartë politik vajti deri drejt vetëvrasjes. Ka patur edhe një rast tjetër, që ka marrë banesa nga fondi i rindërtimit. Ajo çështje nuk u publikua asnjëherë. Ky vendim që sapo përmenda, në fakt të bën të dyshosh, që të dyja vendimet e marra bashkë duhet të kishin një përfundim tjetër. SPAK heton për korrupsion dhe jo për këtë akuzë ushtrim prosti*ucioni. Do të shohim vijimin e kësaj çështje,"- tha Artan Hoxha.

VIDEOJA E ZËRIT: 

Poll

MOS HUMB