
TIRANË- Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një njoftim zyrtar, bisedat që iu dërguan me mesazh kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhit, nuk janë të vërteta. Sipas SPAK, mesazhet që supozohet se ishin shkëmbyer mes ish-bossit të lojërave të fatit Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, të cilët përmendin dhënien e 100 mijë eurove kundrejt Bardhit, janë manipuluar dhe ka nisur verifikimet për të gjetur autorin e falsifikimit të tyre. Po ashtu, SPAK kërkon që qytetarët të kenë kujdes nëse bien në kontakt me materiale të ngjashme.