
SKY ECC
KROACI- Gjykata e Lartë Penale e Kroacisë ka vendosur që komunikimet e bëra në aplikacionin “Sky ECC” do të shërbejnë si prova ligjore që mund të përdoren gjatë hetimeve gjyqësore. Sipas mediave kroate, vendimi i Gjykatës së Lartë Penale do të ndihmojë autoritetet përkatëse që të mbajnë një qëndrim ligjor për shumë të arrestuar që ndodhen në qeli në kuadër të organizatave të ndryshme kriminale. Ata janë arrestuar pas mesazheve që janë zbuluar në aplikacionin e “Sky ECC”. Edhe në Shqipëri po shqyrtohet nëse këto biseda mund të përdoren si prova.
Poll