TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-drejtorët e ARRSH, Evis Berberi dhe Gentian Gjyli, si dhe për ish-kreun e KESH, Erald Elezi. SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për ish-drejtorin e ARRSH-së, Evis Berberi, i akuzuar për shkelje të barazisë në tendera në 5 episode, korrupsion pasiv në 6 episode dhe pastrim parash në 1 episod. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet me 1/3, duke zbritur në 6.8 vite burg. Për ish-drejtorin tjetër të ARRSH-së, Gentian Gjyli, SPAK kërkon 1.6 vite burg për shkelje të barazisë në tendera në 2 episode, si dhe ndalim për ushtrimin e funksioneve publike për 5 vite. Po ashtu, për ish-drejtorin e KESH-it, Erald Elezi, prokuroria kërkon 1.6 vite burg, për shkelje të barazisë në tendera, që gjithashtu ulet me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar, si dhe ndalim 5-vjeçar nga funksionet publike.
/ZËRI