Video

SPAK në aksion: 11 urdhër-arreste, mes tyre Mir Pepa! 

Mes tyre, në listë është edhe emri Jetmir Pepa, pronar i kompanisë Pepa group, të cilit i janë sekuestruar tre automjetet luksoze, dy Jeep dhe një Golf 8.

zh.ll
SPAK në aksion: 11 urdhër-arreste, mes tyre Mir Pepa! 
jetmir pepa

TIRANË- Një operacion i gjerë është ndërmarrë gjatë orëve të fundit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke çuar në goditjen e një organizate të dyshuar kriminale me aktivitet në fushën e trafikut të drogës, ku raportohet se janë lëshuar deri më tani 11 urdhër-arreste. Mes tyre, në listë është edhe emri Jetmir Pepa, pronar i kompanisë Pepa group, të cilit i janë sekuestruar tre automjetet luksoze, dy Jeep dhe një Golf 8. Pepa është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare dhe jo pak herë i përfolur edhe në media për përfshirjen në ngjarje të ndryshme kriminale. Në janar të vitit 2025, terrorizoi të pranishmit në një ambient ku u zhvillua eventi për natën e ndërrimit të viteve, pasi qëlloi me armë zjarri. Po ashtu në gusht të viti 2024 u bë protagonist pasi Mariela Berisha, nëna e djalit të tij, dhunoi të dashurën e tij, Klea Prenga, në bashkëpunim me të motrën, Antonela Berisha.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB