Video

Sot përballja historike Shqipëri-Serbi

Federata ka paralajmësuar se mbajtja e armëve të zjarrit apo të ftohta, parrullat me përmbajtje urrejtjeje, biletat false, si dhe futja në fushë, do të ndiqen penalisht.

F.I
Sot përballja historike Shqipëri-Serbi
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Gjithçka deklarohet se është gati për ndeshjen Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për Grupin K, për eleminatorët e Kupës së Botës 2026. Një ndeshje e shumëpritur nga tifozët kuqezi, teksa stadiumi pritet të jetë i mbushur në kapacitet të plotë. Të paktën 22 mijë tifozë në stadium do të jenë nën vëzhgim, me 2 mijë policë me tre kordone, dronë, qen kontrolli dhe kamera inteligjente. Cdo person që hyn në stadium duhet të jetë i pajisur me një mjet identifikimi, ndërsa të gjithë do t’i nënshtrohen kontrolleve fizike. Ndalohet rreptësisht kalimi i barrierave dhe çdo tentativë për të shmangur pikat e kontrollit. Federata ka paralajmësuar se mbajtja e armëve të zjarrit apo të ftohta, parrullat me përmbajtje urrejtjeje, biletat false, si dhe futja në fushë, do të ndiqen penalisht.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB