
TIRANË- Ndërkohë që na ndajnë 3 ditë nga protesta e ditës së hënë, e thirrur nga Partia Demokratike, organizatorët thonë se fjalën atë ditë do ta kenë qytetarët. Në protestë nuk do të ketë fjalime, ndërsa qytetarët do të shpërndahen në disa pika të kryeqytetit, ku do të ketë edhe bllokim të rrugëve, një shenjë kjo e mosbindjes civile. Fillimisht protestuesit do të mblidhen përpara kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, dhe më pas pritet të shpërndahen në akset kyçe të kryeqytetit, me qëllim bllokimin e rrugëve. Grupet që do të zhvendosen në disa zona të Tiranës, pritet që të përbëhen kryesisht nga protestues të rinj në moshë. Nga ana tjetër, kjo protestë do të jetë edhe një test për drejtorin e ri të policisë së shtetit, Ilir Proda, ndërsa në terren do të angazhohen efektivët e Policisë së Shtetit.