
TIRANË- Shqipëria është pushtuar nga një mot i keq me reshje të dendura shiu, erë të fortë, stuhi dhe temperatura të ulëta. Situata më e rënduar paraqitet në qytetin e Lezhës, Durrësit dhe Tiranës. Akset kryesore janë bllokuar pasi është krijuar një situatë e rënduar për shkak të trafikut të automjeteve. Trotuaret janë mbuluar nga uji. Në vende si Lezha, Durrësi e Bulqiza, shumë hyrje pallatesh janë mbushur me ujë dhe janë bërë të pakalueshme për qytetarët. Për shkak të motit të keq është pezulluar dhe aktiviteti i flotës së peshkimit. Dy tragetet e linjës Durrës-Bari shtynë lundrimet për shkak të erës dhe detit të trazuar dhe u nisën mëngjesin e sotëm me 8 orë vonesë.