
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar një bisedë me një oficer të Guardia di Finanza, i cili i ka rrëfyer se gjatë ndjekjes së trafikantëve dhe përgjimit të tyre, janë surprizuar kur në tavolinë ka qenë një ministër dhe një politikan. I ftuar në "Të Paekspozuarit", Hoxha tha se oficeri i kishte treguar një foto ku shihej një lokal në Gjirin e Lalzit, ku trafikantët takoheshin me pushtetarë të rëndësishëm dhe kishin vendosur përgjues. Në foto, sipas gazetarit, ishin dy trafikantë të rëndësishëm, të dënuar në Itali, ishte një ministër dhe një politikan tjetër shumë i rëndësishëm, por nuk përmendi emra.