Video

Omicron në përhapje, mjeku: Puthuni më pak!

Epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se ky nën variant i Covid-19 shfaq simptomat e gripit ndërsa fatmirësisht nuk sjell komplikacione serioze.

Redaksia Zëri
Omicron në përhapje, mjeku: Puthuni më pak!
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Me ardhjen e vjeshtës dhe pranisë në rritje të virozave të stinës javët e fundit është rritur rreziku për infektimin me Omicron. Mbi 500 raste të reja konfirmohen çdo javë nga Instituti i Shënderit Publik. Për të folur për Omicron, komplikacionet dhe se si të mbrohemi, gazetari i Zëri.ai ka intervistuar mjekun epidemiolog Ilir Alimehmeti. Sa i përket simptomat që shfaq Omicron dhe simptomat e tij epidemiologu Ilir Alimehmeti tha se ky nën variant i Covid-19 shfaq simptomat e gripit ndërsa fatmirësisht nuk sjell komplikacione serioze.

Mjeku ngriti shqetësimin për testimet e shpejta, të cilat mungojnë në farmaci.

Ilir Alimehmeti: Omicron është varianti dominant dhe nuk i lejon hapësirë asnjë varianti tjetër. Shumica e popullatës e ka kaluar dhe ka krikuar një imunitet natyror. Shumica e rasteve janë aq të lehta saqë me të drejtë po ngatërrohen edhe me gripin. Në këtë koncept është e pamundur për njeriun të kuptojë se çfarë ka. Kjo do të ndodhte vetë nëse do të kishim testime të masive, të cilat fatkeqësisht mungojnë, ne sot në farmaci nuk kemi teste të shpejta në farmaci, bota i ka dhe në supermarkete.

Alimehmeti tha se duhet të kemi një kujdes të shtuar për të mos përhapur infektimet si dhe dha këshillat e tij.

Ilir Alimehmeti: Të përqafohemi dhe puthemi më pak me njerëzit e tjerë.

Për çfarë mund të ndodhë nëse do të kemi një shtim të rasteve, a rrezikojmë të rikthehet mbajtja e maskës si masë parandaluese dhe sa të rrezikuar janë fëmijërët mjeku tha mbajtja e maskës rekomandohet për ata persona që janë të infektuar. Ndërsa shtoi se mbajtja e saj tek personat e shëndetshëm nuk ka asnjë efekt.

Ilir Alimehmeti: Vetë Covid-19 fëmijët i ka rrezikuar shumë më pak se ç'ka rrezikuar moshat e mëdha. Përdorimin e maskës do ta këshilloja fort për çdo njeri që ka një sëmundje të atillë dhe është i sëmurë me një sëmundje infeltive të rëndë për të mbrojtur të tjerët bën shumë sens tek i sëmuri por nuk bën sens tek personat që nuk janë të sëmurë. Në këtë rast mbrojtja është fare minimale, sidomos në rasti e Sars Cov-2. Kemi të bëjmë me një virus aerogjen dhe viruset aerogjene nuk mund të bllokohen me këto llojë maskash./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB