Video

Si e pushtoi çokollata Europën?

Majat piqnin farat e kakaos, i bluanin, i përzienin me spec djegës, miell misri dhe ujë dhe përgatisnin "pijen e Perëndimeve".

Redaksia Zëri
Si e pushtoi çokollata Europën?
Foto ilustruese

Çokollata është një nga produktet më të dëshiruara të njerëzve. Historia e saj nis 4000 vite më parë, në territorin e Meksikës së sotme. Olmekët, një nga qytetërimet më të hershme në Amerikën Latine, ishin të parët që e shndërruan bimën e kakaos në çokollatë. Ata krijuan një pije që e konsumonin gjatë ritualeve dhe e përdornin si ilaç. Shekuj më vonë, Majat piqnin farat e kakaos, i bluanin, i përzienin me spec djegës, miell misri dhe ujë dhe përgatisnin "pijen e Perëndimeve".

"xocolatl" në gjuhën Maja do të thotë "ujë i hidhur".

Në shekullin e 15-të, Aztekët përdorën kokrrat e kakaos si monedhë. Ata besonin se çokollata ishte një dhuratë nga zotat. e konsumonin si pije freskuese, afrodiziak dhe para se të shkonin për luftë. Në Europë, çokollatën e solli eksploruesi Hernán Cortés, kur u kthye në Spanjë në vitin 1528.

Paria spanjolle përziente çokollatën me sheqer dhe mjaltë dhe u kthye në një nga produketet më të konsumuara në pernadori.

Franca u njoh me çokolaltën në 1615, kur mbreti Luis XIII u martua me Anën e Austrisë, vajzën e mbretit spanjoll Filipi i III. Për të festuar lidhjen, ajo solli në oborrin francez çokollatë, duke fituar zemrat e fisnikëve. Më pas "shtëpi çokollate" u hapën në Britani, e në vazhdim edhe në shtetet e tjera europiane. Për pjesën më të madhe të shekullit të 19-të, çokollata shijohej si pije; shpesh në vend të ujit shtohej qumësht. Në 1847, britaniku J.S. Fry bashkë me fëmijet e tij krijuan shufër çokollate, nga përzierja e sheqerit, lëngut të çokollatës dhe gjalpit të kakaos.

Çokollata me qumësht u krijua në 1876. Tri vite më pas, zvicerani Rudolf Lindt shpiku makinerinë e përzierjes së produktit, që ishte baza e çokollatës që ne shijojmë sot./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB