Video

Shqipëria mund të prodhojë armë për Ukrainën

Kreu i qeverisë shqiptare tha se për një gjë të tillë është rënë dakord në parim, por vetë Shqipëria duhet të punojë më shumë në infrastrukturë, dhe këtë do ta bëjë vetëm në bashkëpunim me partnerët e NATO.

F.m
Shqipëria mund të prodhojë armë për Ukrainën
Volodymyr Zelenskyy dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Shqipëria është një nga vendet që do të mund të prodhojë armë për Ukrainën që për më shumë se dy vite përballet me agresionin rus. Ishte vetë Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, i cili një ditë më parë, kur pati dhe vizitën e tij të parë në Tiranë, u shpreh se janë diskutuar nevojat e mbrojtjes së Ukrainës dhe prodhimi i mundshëm i armëve të përbashkëta.

Të njëjtën gjë, konfirmoi sot Rama. Kreu i qeverisë shqiptare tha se për një gjë të tillë është rënë dakord në parim, por vetë Shqipëria duhet të punojë më shumë në infrastrukturë, dhe këtë do ta bëjë vetëm në bashkëpunim me partnerët e NATO.

“Ne, Serbia, Bosnja apo Kroacia, nuk kemi një industri prodhuese të mjeteve ushtarake, duam ta kemi së pari për veten tonë, kemi punuar dhe po gjejmë partnerët e duhur që të ringjallim infrarsktrukturën tonë të vjetër. Presidenti Zelenskyy na foli për mundësinë e bashkëpunimit, dhe të gjithë thanë PO, jo vetëm Shqipëria. Ne e dimë që na duhet të investojmë më shumë në mbrojtje dhe do ta bëjmë këtë. Por do ta bëjmë vetëm me partnerët tanë dhe me askënd tjetër,"- tha Rama.

Poll

MOS HUMB