Video

Freedom House: Shqipëria nuk është gati për zgjedhje të lira

Ekspertja Karppi thotë se mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë shqetësim në Shqipëri.

F.m
Freedom House: Shqipëria nuk është gati për zgjedhje të
Freedom House

TIRANË- Organizata “Freedom House” me seli në Uashington ka publikuar raportin vjetor ku vlerëson se Kosova dhe Shqipëria mbesin vende “pjesërisht të lira” pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve. Zëri i Amërikës shkruan se në indeksin e Lirisë Globale, Shqipëria vlerësohet me 68 pikë, duke shënuar përparim me një pikë në raport me vlerësimin e vitit të kaluar. Shqipëria po ashtu konsiderohet si vend në tranzicion me sistem hibrid të qeverisjes. Ekspertja e organizatës “Freedom House” për Ballkanin, Alexandra Karppi, thotë për Zërin e Amerikës se lidhur me Shqipërinë, ka pasur përmirësim në procesin e vetingut, i cili, sipas saj, e ka detyruar Shqipërinë që ta mënjanojë korrupsionin në fushën e drejtësisë. Ekspertja Karppi thotë se mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë shqetësim në Shqipëri. Ajo përmendi zgjedhjet duke shtuar se në vendin tonë ende nuk është krijuar një mjedis për zgjedhje më të lira dhe më të drejta.

 

Poll

MOS HUMB