Video

Shpallet në kërkim “Ben Qimja”, kanosi gjyqtarin

Në kuadër të kontrolleve të ushtruara, autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë ku ishin gdhendur inicialet e tij, targa të huaja, jelekë policie, 6 celularë dhe disa dokumenta.

F.m
Shpallet në kërkim “Ben Qimja”, kanosi gjyqtarin
Arben Isufaj

FIER- Gjyqtari i Fierit Vladimir Cjapi ka denoncuar për kanosje Arben Isufajn, të njohur ndryshe si 'Ben Qimja'. Sipas kallëzimit, Vladimir Cjapi është kanosur nga Isufaj më 12 shkurt. Për rredhojë, Policia ka kryer kontroll ditën e sotme në banesën e Arben Isufajt. Kontroll është ushtruar edhe në mjetet e tij. Në kuadër të kontrolleve të ushtruara, autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri tip pistoletë ku ishin gdhendur inicialet e tij, targa të huaja, jelekë policie, 6 celularë dhe disa dokumenta. Vetë Arben Isufaj nuk është gjetur në banesë. Ai është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

Poll

MOS HUMB