Video

Shkon në 90 numri i të helmuarve në Bulqizë

Dyshimet janë që mund të jetë uji i pijshëm shkaku i helmimit, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë viroze që po qarkullon.

F.m
Shkon në 90 numri i të helmuarve në Bulqizë
Bulqizë

BULQIZË- Numri i qytetarëve që janë paraqitur në spitalin e Bulqizës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore ka shkuar në 90. Të gjithë kanë pasur temperaturë e të vjella, ndaj prefekti i qarkut Dibër Nexhbedin Shehu u ka bërë thirrje banorëve mos ta përdorin ujin e pijshëm deri në përgjigje të analizave. Dyshimet janë që mund të jetë uji i pijshëm shkaku i helmimit, por nuk përjashtohet mundësia e ndonjë viroze që po qarkullon. Nga ana tjetër, mjeku i spitalit të Bulqizës, Shahin Kaja, përjashton mundësinë që qytetarët të jenë helmuar nga uji i pijshëm, pasi sipas tij ata vijnë nga zona të ndryshme, dhe nuk furnizohen nga i njëjti burim.

Poll

MOS HUMB