Video

Superoperacion në Durrës, 15 në pranga, 3 në kërkim

Shpallen në kërkim Dashamir Mehmeti, Orgito Mema dhe Enis Piro

E.K
Superoperacion në Durrës, 15 në pranga, 3 në kërkim
Pamje nga operacioni

DURRËS- Policia e Durrësit ka kryer një operacion të gjerë, pas hetimeve dymujore, kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Gjykata e Durrësit caktoi masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për 18 persona, ku gjatë operacionit u ndaluan 15 shtetas dhe u shpallën në kërkim tre të tjerë, që nuk u gjetën në banesat e tyre.

ZËRI ka mësuar identitetet e personave të arrestuar. Ata janë: Durim Meta, 53 vjeç, Florian Demiri, 44 vjeç, Flamur Tare, 57 vjeç, Diamant Shkina, 33 vjeç, Sadik Lako, 34 vjeç, Mariglen Lisi, 29 vjeç, Saimir Sina, 32 vjeç, Klodian Sehiti, 34 vjeç, Mateos Jeshili, 34 vjeç, Ergert Patlli, 33 vjeç, Gerald Taraj, 32 vjeç, Rustem Kolgjini, 50 vjeç dhe Zamir Hoxha, 48 vjeç.

Po ashtu janë shpallur në kërkim pasi nuk u gjetën në banesë shtetasit: Dashamir Mehmeti, 41 vjeç, Orgito Mema, 20 vjeç, dhe Enis Piro, 46 vjeç.

Gjatë operacionit janë arrestuar po ashtu në flagrancë shtetasit Xhuliano Xhaferi, 27 vjeç, si dhe Mehmet Meta, 23 vjeç./ZËRI 

Poll

MOS HUMB