TIRANË- Shitja e banesave duket se ka ngecur për të dytin vit radhazi në vendin tonë, ndërsa në 2023-shin, tregu pesoi rënie.
Sipas të dhënave të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, përpunuar nga Monitor, vitin e kaluar u regjistruan gjithsej 35 690 transaksione të shitblerjes së pasurive të paluajtshme, një rënie me 5.8% krahasuar me një vit më parë.
Shifrat e ASHK dëshmojnë se tregu i pronave arriti rritjen maksimale në vitin 2021, me zgjerim vjetor prej 44%.
Këto tendenca tregojnë se, ndonëse tregu i pasurive të paluajtshme ngelet dinamik dhe i shëndetshëm, frenimi filloi të shfaqej vitin e kaluar.
Një ulje të ndjeshme të transaksioneve ka pasur kryeqyteti, ku në vitin 2023, ishin 59% e lëvizjeve në rang vendi, nga pothuajse 89 % në periudhën 2020-2021./ZËRI