Video

Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të emigrantëve

Zakonisht emigrantët vinin nga Lindja e Mesme, hynin në Shqipëri nga Greqia apo dhe nga Rinasi dhe më pas nxirreshin nga Mali i Zi dhe Kosova.

F.m
Shkatërrohet rrjeti i trafikimit të emigrantëve
Foto nga operacioni

TIRANË- 15 persona janë vënë në pranga ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim si pjesë e një rrjeti trafikimi emigrantësh. Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit bëri me dije se ka sekuestruar edhe dhjetëra automjete që përdoreshin nga anëtarët e grupit për të trafikuar emigrantët. Zakonisht, këta të fundit, vinin nga Lindja e Mesme, hynin në Shqipëri nga Greqia apo dhe nga Rinasi dhe më pas nxirreshin nga Mali i Zi dhe Kosova. Në banesat e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar rreth 20 mijë euro, 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë.

Poll

MOS HUMB