
Makina
SHKODËR- Një automjet tip “Audi” me ngjyrë të bardhë është shkatërruar si pasojë e një shpërthimi me tritol. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në momentin që mjeti ishte parkuar pranë teatrit ‘Migjeni’ në Shkodër.
Makina rezulton të jetë në pronësi të Bledar Freskinës, pronar i një lokali në zonë. Vetë Freskina është shprehur se nuk ka dijeni mbi personat që mund ti kenë vënë lëndën plasëse.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e saj dhe dyshon se shkak mund të jetë bërë ndonjë konflikt i biznesmenit. Pritet që të bëhet kqyrja e kamerave të sigurisë he të pamjeve filmike në mënyrë që të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen.
Poll