
GREQI- Një shqiptar ka droguar të dashurën e tij në mënyrë që të abortonte. Shqiptari, i identifikuar si Ymer Haxhiaj 27 vjeç, ka shkuar dhe e ka marrë me forcë në banesë të dashurën e tij, Athina Marula, e cila jetonte në Zakynthos. Më pas e lidhi me litarë duar e këmbë dhe e dhunoi. Teksa e mbante të lidhur, e detyroi atë të merrte dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën.
Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën, që sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh. Për shkak të dështimit të pakontrolluar, e reja pësoi hemorragji, ndaj edhe shqiptari e çoi në spital. Më pas, ai u arrestua. Dyshja bashkëjetonin për disa kohë, por më pas kanë nisur mosmarrëveshjet dhe e reja kishte vendosur që të largohej nga banesa dhe të kthehej tek prindërit e saj.
Pasi Haxhiaj ka marrë vesh se ajo ishte shtatzanë, kishte thurur planin e abortit. Përpara policisë, shqiptari pranoi aktin, duke u shprehur se nuk ishte gati që të bëhej prind. Shërbimi social mori menjëherë në mbrojtje viktimën, ndërsa 27-vjeçari do të përballet me drejtësinë.
/ZËRI