
PUKË- Drejtori i Burimeve Njerëzore, Sokol Gjoni, është përfshirë në një konlikt me një tjetër person i cili mban detyrë shetërore, në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Pukës, Rrok Dodaj. Konflikti mes tyre ka përshkallëzuar deri në përleshje fizike. Është dashur ndërhyrja e kryebashkiakut Dodaj dhe sekretares së Këshillit Bashkiak, Edona Hyseni, të cilët bënë të mundur neutralizimin e dy zyrtarëve. Ndërkohë mësohet se lidhur me këtë ngjarje Komisariati i Pukës nuk ka nisur asnjë procedurë pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar sa i përket këtij konflikti dhe as reagim nga Bashkia e Pukës.