Video

Investigimi i ZËRIT, Rakip Suli anulon ndërtimin e Bashkisë

Afati i tenderit ishte parashikuar që të mbyllej në datën 22 Prill, ndërkohë që fondi limit për ndërtimin e godinës së re të Bashkisë së Kamzës ishte mbi 8 milion lekë.

F.m
Investigimi i ZËRIT, Rakip Suli anulon ndërtimin e Bashkisë
Rakip Suli

TIRANË- Tenderi i hapur nga Bashkia e Kamzës, për ndërtimin e godinës së re në truallin e stadiumit të qytetit është anuluar. Pas ditë pas publikimit të investigimit të ZËRI-t ku u evidentua ky skandal me hije të forta dyshimi se trualli i bashkisë aktuale do të jepej për ndërtimin e pallateve, Agjencia e Prokurorimeve Publike ka bërë me dije se tenderi është anuluar pasi dokumentet përmbajnë gabime ose mangësi të rëndësishme. Afati i tenderit ishte parashikuar që të mbyllej në datën 22 Prill, ndërkohë që fondi limit për ndërtimin e godinës së re të Bashkisë së Kamzës ishte mbi 8 milion lekë. Në projektin e Sulit për Bashkinë, parashikohej që Godina e vjetër e Bashkisë Kamëz të bëhej pallat, ndërsa e reja do të rindërtohej në mes të stadiumitme paratë që pushteti lokal ka grumbulluar nga lejet e ndërtimit.

 

Poll

MOS HUMB