Video

"Kushtetuesja" rrëzon opozitën për Butrintin

Në arsyetimin e saj, Kushtetuesja sqaron se për pretendimin për cënimin e parimit të ligjshmërisë, bazuar në nenin 118 të Kushtetutës, për shkak të dhënies së statusit ‘partner strategjik’ të AADF-së me një akt nënligjor, ajo vlerësoi se nuk ka juridiksion për shkak të natyrës individuale të këtij akti.

F.m
"Kushtetuesja" rrëzon opozitën për Butrintin
Butrinti dhe Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të mërkurë kërkesën e bërë nga Partia Demokratike, e cila kërkonte shfuqizimin e ligjit për administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit duke lënë në fuqi marrëveshjen për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillimin. Në arsyetimin e saj, Kushtetuesja sqaron se për pretendimin për cënimin e parimit të ligjshmërisë, bazuar në nenin 118 të Kushtetutës, për shkak të dhënies së statusit ‘partner strategjik’ të AADF-së me një akt nënligjor, ajo vlerësoi se nuk ka juridiksion për shkak të natyrës individuale të këtij akti. Në vendimin e saj, Gjykata Kushtetuese shprehet se pavarësisht se menaxhimi i Butrintit do të realizohet nga Fondi Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, roli i shtetit mbetet parësor në raport me Parkun Kombëtar të Butrintit.

Poll

MOS HUMB