Video

Sherr masiv mes izraelitëve dhe palestinezëve në Australi

Incidentet mes izraelitëve dhe palestinezëve në mbarë botën janë shtuar, që kur Hamasi sulmoi Izrelin më 7 tetor.

D.XH
Sherr masiv mes izraelitëve dhe palestinezëve në Australi
Melbourne

MELBOURNE – Udhëheqësit politikë kanë dënuar përleshjet e dhunshme që shpërthyen midis protestuesve pro-palestinezë dhe pro-izraelitë në juglindje të Melburnit.

Besohet se të dyja grupet kanë nisur tubime në qytet, në lidhje me luftën që po ndodh në Gaza.

Një numër i vogël njerëzish, disa të veshur me flamuj izraelitë, ishin mbledhur në një protestë pro-izraelite.

Një grup pro-palestinez më pas shkoi në zonën e banuar me hebrenj, në një marshim që u tha se do ishte paqësor.

Ajo që dukej si diçka krejt normale, u shndërrua në një përleshje masive. Turmat nga të dyja palët u shtuan në numër jashtë mase dhe nisën të përleshen. Policia shkoi në vendgjarje, duke u përpjekur të ndajë turmat e “egërsuara”, që marshonin me flamujt përkatës.

Shishe plastike pijesh u hodhën në tokë dhe sharje raciste u dëgjuan nga të dyja palët.

Pamjet e mediave sociale tregojnë një grup demonstruesish që përleshen fizikisht në rruge, ndërsa policia përpiqet të ndajë burrat.

Efektivët thanë se në përleshje janë përdorur edhe gurë, ndërsa disa persona u paraqitën në spital.

Grupi lobist i Sionizmit Viktoria shprehu shqetësim në lidhje me këtë ngjarje. Zëdhënësja e Palestinës së Lirë të Melburnit, Tasnim Sammak tha për ABC se tubimi ishte paqësor, por se izraelitët penguan gjithçka.

Mediat në gjuhën angleze kanë raportuar se për shkak të protestave, një sinagogë u evakua. Shumë incidente me bazë urrejtje racore, ku të përfshirë janë izraelitët dhe arabët, kanë ndodhur në mbarë botën.

Hamasi sulmoi Izraelin, ndërsa ushtria izraelite ka hyrë në Gaza tashmë. Më tepër se 12200 njerëz kanë vdekur nga sulmet e të dyja palëve./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB