
Lindita Lamaj
TIRANË- Shërbimi Social Shtetëror pas denoncimit të rastit të Lindita Lamajt dhe djalit të saj Indrit Maloku tek ZËRI, është shprehur se 26-vjeçari do të dalë sërish përpara Komisionit Shumë-Disiplinor të Vlerësimit të Aftësisë për një ri-vlerësimin. Indrit Maloku do të dalë para Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, brenda 60 ditëve, nga data kur u bë ankimimi, 4 Prill 2024. ZËRI iu drejtua zyrtarisht SHSSH, në lidhje me rastin, ku zonja Lamaj, pretendon se i është bërë padrejtësi në vlerësimin e djalit nga komisioni i muajit shkurt 2024, duke ndikuar në vlerën e kempit që merr si dhe për faktin që ajo nuk përfiton statusin e kujdestarit.
Poll