
Ka jetuar për 30 vite në kasolle dhe sot i kalon ditët në këtë banesë të mjerueshme. Kjo është historia e Lindita Lamajt, gruas së ve që përpiqet të mbijetojë bashkë me djalin e saj me probeme të shëndetit mendor, Indritin, që sot është 26 vjeç, por e vetmja ndihmë që merr nga shteti është kempi prej 103 mijë lekësh dhe qiraja që i paguhet për këtë shtëpi, vetëm 100 mijë lekë.
Lindita Lamaj: Mezi e kam gjetur këtë shtëpi sepse bashkia nuk na paska fonde, e gjeta këtë 100 mijë lekë. Kam paguar 40 mijë lekë kontratën për një vit, bashkia na e paguan 100 mijë lekë. Bëhet vit për vit. Unë ajo që kërkoj edhe njëherë Ministres së Shëndetësisë dhe të gjithë atyre nga Tirana është që ta shikojnë gjendjen. Se në çfarë katastrofe.
Me lot në sy, Lindita na rrëfen mjerimin që e rrethon në çdo orë e moment të përditshmërisë së saj, kur të ardhurat e vetme i nxjerr nga mbledhja e kanaçeve dhe bidonave.
Lindita Lamaj: Gjithmonë është ajo që më përndjek, vallë do jem sot, do jetoj sot? Nuk e di. Kanaçja është me 700 lekë kilogrami, bidoni është 100 bidona 150 lekë, vajti sot, i peshoi, mori 2 mijë lekë. Këtu tek marketi kam 50 mijë lekë. Ne nuk bëmë as Vit të Ri, ia futëm gjumit. Ne nuk pyesim, shi, dëborë, breshër, do dalim.
Sot, Lindita kërkon që kempi që merr i biri të jetë i plotë, pasi i është zbritur me 20 mijë lekë, duke qenë se mjekët ia kanë diagnostikuar me paftësi të shëndetit mendor, të moderuar. Gjithashtu, Lindita kërkon që përmes ZËRI-t tu bëjë thirrje institucioneve që t’i japin dhe pagesën si kujdestare e djalit, duke qenë se nuk mundet ta lërë vetëm, gjë që e pengon dhe të punojë. Pa përmendur këtu dhe problemet që ka me astmën.
Intervista e plotë me Lindita Lamajn
Lindita Lamaj: Quhem Lindita Lamaj, jam nga qyteti i Fierit, banuese në Afrim të Ri, komuna Qendër. Jetoj me një djalë 26 vjeç, të sëmurë, me aftësi të kufizuara.
Edon Kuqi: Cili është problem juaj, për çfarë keni telefonuar tek ZËRI dhe keni kërkuar që të jemi sot këtu?
Lindita Lamaj: Atëherë, kam kërkuar sepse për shkak të djalit që është i sëmurë dhe më do gjithmonë mbrapa. Po bëj që në moshën 6 vjeç që djali ka kaluar lodrën e fëmijës e quajmë ne nënat, është prekur nga temperatura dhe deri në 2022-shin, mezi arrita të aplikoja dhe fillova në shkurt të 2023-shit. Pra katër muajt e 2022-shit djali nuk i ka marrë. Ka marrë vetëm janarin dhe shkurtin e 2023-shit e deri në vazhdim sa i ka mbaruar kempi. Na duhet të bëjmë çdo vit letrat e kempit dhe nuk po marr kujdestarinë, kur djali do njeriun nga mbrapa, kur më ha në koshat e plehrave gjëra që unë nuk e shikoj dot. Ai e do njeriun mbrapa, është i axhituar, edhe me ilaçet që i kam përdorur nuk ka asnjë lloj përmirësimi. Ky mbushet tëre kokrra nuk trupi nga trupi, nga duart, nga të them sepse nuk di çfarë bën, mund të gjejë ëmbëlsira, mund të gjejë qofte, mund të gjejë kuleçë, ai merr dhe i ha. Kur unë e lajm, e zhvesh, e vesh, e bëj, edhe këpucët unë ja lidh.
Edon Kuqi: Djali është prekur që në moshën 6-vjeçare, pse nuk keni aplikuar më herët për kempin?
Lindita Lamaj: Hë se do t’i kalojë, nuk është ndonjë gjë e madhe…hë se është i vogël, hë se kështu e kanë bërë të gjithë, kështu është puna jonë. I bëj thirrje ministers së shëndetësisë, ia kërkoj që të vijë dhe të shikojë një realitet. Vetë ajo të vijë të shikojë djalin tim si nënë, si motër, sip rind që është vetë dhe ta shikojë këtë djalin tim dhe ta gjykojë ajo.
Edon Kuqi: Ju thatë që keni aplikuar për kemp në shtator të 2022-shit, dhe kempi i parë kur i ka kaluar djalit?
Lindita Lamaj: Djalit i ka kaluar në shkurt, domethënë kam përfituar janarin dhe shkurtin, domethënë nga shtatori deri në dhjetor nuk e kemi marrë.
Edon Kuqi: Sa ka qenë pagesa që keni marrë?
Lindita Lamaj: Ka qenë 124 mijë lekë. Tani që na ka ardhur një përgjigje, ia kanë ulur, ia kanë bërë 103.
Edon Kuqi: Në dokumentin që ne kemi këtu përpara, thuhet që ka paaftësi të shëndetit mendor, të moderuar, çfarë kanë thanë mjekët në komision kur ka dalë djali?
Lindita Lamaj: Në fillim djali ka tjetër diagnozë. Këtë ia kanë bërë në Komision që ishin në Fier, pasi vajta në Vlorë. Sepse ky ka qenë dhe i shtruar në Vlorë, djali ka qëndruar 10 ditë në Vlorë. Dhe tani ia kanë bërë të moderuar, ia kanë bërë tjetër specifikë. U agravua gjendja që e shtruam djalin. Dhe pastaj filluam me anë të një zonje, të një shoqate, ajo ka bërë të tëra gjërat që ai ka arritur që ka marrë kempin. Një ilaç tani atij i bën 100 mijë lekë. Ai 100 e ka kempin. Unë çfarë do bëj, me bidonat me kanaçet apo me 20 mijë lekëshat që marr ndihmë ekonomike?
Një tjetër problem që e shqetëson Linditën është edhe fakti që medikamentet që djalit i duhen për tu kërkuar ose për të qenë nën kontroll, nuk janë të rimbursueshme. Në mungesë të të ardhurave, ajo nuk ia ka marrë dot kurrë. Vetëm një muaj e ka trajtuar me një kurë që e ka ndihmuar një mikeshë nga Greqia, më pas, kafeja dhe cigarja kanë qenë kura e tij e vetme.
Edon Kuqi: Ilaçet djali nuk i përfiton me rimbursim?
Lindita Lamaj: I përfiton por nuk i bën efekt ai lloj ilaçi, është rospiradol thjesht që bën 1 mijë e 500 lekë. Ato të tjerat nuk i fusin ata në rimbursim. Dhe nëse futet, mund të ketë thjesht një 2 mijë lekësh që mund t’i hiqet. Djali është vizituar dhe tek ‘turku’ (Spitali Memorial Fier), nga ku ka dalë me bronkit akut, unë jam për vete me astmë. Nuk mundem dot, më shumë se dy orë, tre orë që të bredh në koshat e plehrave, nuk mundem dot më. Nuk mundem.
Në fillim fare i kemi përdorur ilaçe të tjera, mi ka dërguar njëra nga Greqia. Ato këtu kushtojnë 85 mijë lekë. Edhe ato pa rimbursim. Me ato më ka patur akoma më shumë përmirësim. Një muaj rresht ia kam bërë. Tani fillon dhe vapa, tani e ka më të keqen. Del edhe në vapë, nuk bindet fare që të vijë kur unë i them, nervozohet me thesin me kanaçe me bidona në mes të rrugës. Nuk e kontrollon veten për momentin. Më mbrapa i bie pishmanit, thotë pse unë e bëra, çfarë bëra. E bën pa vetëdije, jo se do ai të më rrahë mua, jo se do ai tëmë mbysë mua. E ka pavetëdije atë që bën.
E kam biseduar me psikiatren Ina Prifti dhe më ka thënë, nuk e përfiton. Si mundet unë ta lë vetëm, hajt se po e lë vetëm. Ja e gënjeu dikush, ja mi dha drogën, ja mi dha diçka për të pirë? T’i ikë dhe ajo mendje që ka? Më ka lidhur këmbët, pavarësisht se jam për vetë me astmë, nuk po përfitoj dot sepse ata e kanë kaluar në grupin e dytë. Duhet vetëm grupi i parë që ta përfitojë.
Edon Kuqi: Është i dhunshëm në shtëpi, ju ka dhunuar ju?
Lindita Lamaj: Po, djali na ka dhunuar dhe kur godet, kur na vret, thotë pse unë të vrava thotë…kur bisedon me doktoreshat thua ti nuk ka më si ky. Sepse ka frikë nga doktoreshat. Kur është me mua, sepse jam vetë nënë e vetë baba sepse babai i ka ndërruar jetë, e ka të patolerueshme, mirëpo unë jam nënë. Nuk ka çfarë t’i bëj, e kam pasur të shtruar në spital, ma kanë nxjerrë.
Edon Kuqi: Gjatë kohës që ju jeni duke mbledhur kanaçe, për shkak të vështirësive ekonomike që keni, ku e lë djalin?
Lindita Lamaj: E marr me vete që në 05:00 të mëngjesit. I bëj kafenë, ikim me kafe esëll, edhe kur të vijmë, në 10:00, varet si mund të rezistojë ai dhe vijmë në shtëpi. Ai do një psikolog. Tek ato shtëpitë e vjetra njëherë më ka këputur në mes tek ato shtëpitë e vjetra. Duke qenë se i iku dhe i ati i ka ndërruar jetë, thashë, jam vetë nënë, vetë baba. Mirë sot që jam, por nesër pasnesër, kur unë të mbyll sytë, nuk e di ku do vejë. Nuk e di.
Edon Kuqi: Për astmën, e ke pasur diagnozë të përcaktuar si djali?
Lindita Lamaj: E kam kërkuar kur bëra spirometrin, më thanë nuk të kap për kemp sepse je në shkallën e dytë, u dashka që të mos marrësh frymë fare që të marr atë oksigjenin, bombolën, ta marr këtu në shtëpi dhe ta kem. Nuk arrij dot të kuptoj, kujt shtrese i përkasim ne, a mundet ky kryeministër të shikojë televizor, a mundet të hapin sytë edhe veshët kujt i takon dhe kujt nuk i takon? Më duket se leku çan bllokadën këtu në Shqipëri. Lekët e kujt do marr nëse unë do përfitoj, a do marr lekët e kryeministrit? Të paktën të na thonë të dime dhe neve, të ikim fare nga Shqipëria. Të na japim një rrugëzgjidhje…
Edon Kuqi: Po me ilaçin që unë kam në dorë, nuk ka asnjë efekt tek djali, efekt qetësues?
Lindita Lamaj: Mund të ketë për momentin, por prapë bëhet më agresiv. Pi dhe një qetësues natën për ta zënë gjumi, po prapë nuk e zë gjumi sepse kur ka qenë në Vlorë, ata i kanë dhënë Diazepam, që të flinte gjumë dhe atjë nuk ka pirë as kafe, nuk ka ngrënë as bukë sepse i pinte pas buke. Atje ishte më ndryshe, më në rregull, kurse këtu ai nuk pyet, do ta pijë ilaçin, po do pijë kafen. Një më dy do duhan, jam ngritur në 12 të natës, i kam bërë kafe. Nuk e kontrollon dot veten.
Bullizmi dhe mospërfillja në shoqëri gjithashtu janë një barrë e madhe për këtë nënë e bir që enden rrugëve të Fierit duke mbledhur bidonat e kanaçet për të siguruar jetesën.
Lindita Lamaj: Ne kemi kaluar në depresion. Jemi vetëm ne të dy, ky nuk di një shok, një tutje-tëhu, ose përshembull na jep dikush 1 mijë lekë që të ulemi në kafe të pimë, o u ul kjo që mbledh kanaçe e kështu, domethënë përpos këtyre që kemi, edhe bullizimi edhe këtu duam ne dhe…jeta më ka përballur kështu. Natën nuk fle dot, kockat më çajnë se kemi reumatizëm që të dy.
Por, Lindita ka dhe frikë se djali mund ta sulmojë nga momenti në moment.
Lindita Lamaj: Unë ia fsheh, çfarë të gjej, thika, gjëra, ja fsheh. Edhe ilaçet i fsheh. Sepse mi gjen, i pi pa vetëdije. Nuk më ka lënë as filxhanë, tani kam marrë gota plastike, gjëra që të mbaj unë qelqurina është e kotë.
Biseda me indritin:
Edon Kuqi: E do mamin ti Indrit?
Indrit Maloku: Po.
Edon Kuqi: Rri dot pa mamin te shpia?
Indrit Maloku: Jo.
Edon Kuqi: Del çdo mëngjes me mamin ti?
Indrit Maloku: Po.
Edon Kuqi: Kush kujdeset për ty, kush të lan, kush të ndërron?
Indrit Maloku: Mami.
Lindita na dërgoi dhe në kasollen ku e ka rritur këtë djalë. Tavanet kanë rënë, muret janë amortizuar. Këto janë kushtet në të cilët të dy, pasi i shoqi ka ndërruar jetë, kanë jetuar në këtë vend.
Lindita Lamaj: Jam martuar në 95-n në Afrim të Ri, Fier. Kam 30 vite që kam banuar në atë kasolle dhe ndodhi një tragjedi që do ishin bërë dy lapidare, jo një. Ka qenë ora 1 e natës kur unë me djalin, me këtë karrocën që ju patë aty brenda, kishim marrë një thes me kanaçe edhe duke ikur rrugës vjen një makinë shigjetë, hodha karrocën, u hodha për vete dhe hodha djalin. Unë kur shikoj atë rrugë, shoh vdekjen. Atje është prona e babait të tij, kam kunatat nuk më hedhin firmat. I kam thënë të shes atë vendin e çunit që të marr një shtëpi, jo për vete se unë mund t’i kem ditët e numëruara.
Teksa mbyll derën e kësaj kasolleje, Lindita ka dhe një thirrje.
Lindita Lamaj: U bëj dhe thirrje motrave të burrit se burri më ka ndërruar jetë, që ta shesim këtë pjesën këtu komplet dhe të marrim një hyrje. Bashkë me vjehrrën pse jo, këto dakort janë, po nuk janë kunatat, prandaj i them zonjës Mirela, i them kunatës Flutura, të gjithë që janë përgjegjës që duhet të ma firmosin, mos të ma vonojnë, të biem në një mendje. Nesër pasnesër unë do të ndërroj jetën, nipin e tyre ta lë në një vend, të mos iki me kokën mbrapa. Nëse dikush ju përcjell ju, të vërë dorën në zemër, jo për mua, por për Indritin, ku ta lë unë atë. Mund të zgjasë dhe tre muaj tha ai, tani Indriti me atë ilaç do mjekohet prapë? Se nuk e kuptoj.
Edon Kuqi: Keni sot një apel për të gjithë ata shqiptarë që do të na ndjekin, që t’ju ndihmojnë, ju, Indritin?
Lindita Lamaj: I bëj apel kujtdo që e ndjen në zemër, le të mendojnë vetë, jo për mua, por për djalin, Indritin, që është 26 vjeç, që kurrë, kurrë në jetën time, s’e kam parë njëherë të buzëqeshë, por vetëm i stresuar, me lot. Do vendos do shes gjakun, nuk kam çfarë të bëj.
Për tu rikthyer në temë, ZËRI nis aksionin.
Edon Kuqi: Pas denoncimit të Lindita Lamajt, ZËRI mësyu në drejtorinë Rajonale Fier, të vlerësimit Bio Psikosocial ku drejtoi një ankesë, e cila do t’i drejtohet EPRORI-t në Tiranë, ku djali Indrit Maloku, do të dalë sërish në komision, jo vetëm që ai të përfitojë kemp-in dhe shumën që i takon, por dhe Lindita Lamaj si nëna e tij, të përfitojë pagesën e kujdestarisë. Kjo nuk mbetet me kaq. Ne tashmë do të drejtohemi në zyrat administrative për të kërkuar llogari, pse është shkurtuar shuma!
Operatorja e kempit: E vetmja përgjigje për uljen e pagesave, mund të merret tek Njësia Administrative.
Pas kësaj fjalie, ZËRI u nis për tek Njësia Administrative, por edhe aty nuk gjen zgjidhje. Duke qenë se zonja Lindita Lamaj ka bërë ankimimin, tashmë kempi do t’i ndërpritet deri në daljen e vendimit të dytë. Për shumën e zbritur na citohet vetëm vendimi i qeverisë. Por si do të mbeijetojë kjo grua?
Njësia administrative, përballja me përgjegjësin e Shërbimit Social, Eduart Mile në Njësinë Administrative ku banon Lindita Lamaja, Afrim i Ri, Fier:
Edon Kuqi: Zonja ka telefonuar redaksinë tonë sepse nuk po i jepet zgjidhje.
Eduart Mile: Nëse ka nevojë për ankimim e ka tek Komisioni Biopsikosocial. Për informacionin e pagesës, është në bazë të vendimit të qeverisë, të udhëzimit të ministrisë.
Edon Kuqi: Deri në përgjigjen e vendimit, zonja do ta marrë këstin e muajit mars?
Eduart Mile: Bëhet borderoja në fillim muaji, do hidhet muaji në prapambetje dhe pas datës 25 mars merr pagesën. Nëse bën ankimin për kempin EPROR të ankesave, ndërpritet pagesa, deri në marrjen e vlerësimit nga Komisioni i Tiranës.
Edon Kuqi: Sa zgjat si procedurë?
Eduart Mile: Nuk e di, këtë nuk të jap dot përgjigje. Nuk është kompetenca ime të merrem unë me këtë punë, është kompetencë e komisioneve. E kam ndihmuar me pako, apo nuk është kështu Lindita? Me pako nuk të kam ndihmuar? Dhe ndihmë dhe të tëra i kam dhënë, dhe me ndihmë ekonomike e kam trajtuar. Dhe me bonus qiraje.
Edon Kuqi: I bie që zonja të mbetet në shpresë të 20 mijë lekëshit.
Eduart Mile: Të shkojë te Zyrat e Punës dhe të punësohet. Nëqoftëse nuk je e paaftë dil në kemp.
Lindita Lamaj: E kam bërë unë, nuk e përfiton më kanë thënë. E di si më the? Përvishju krahëve më the dhe dil e puno, mos më dil në stacione televizive. Do dal, ore do dal, për të drejtën time, se sa ishte babai jot këtu dhe i thoja për një shtëpi te sociali, nuk ma jepte, erdhe ti tani në vend të babait tënd. Bravo të qoftë, hallall të qoftë, vazhdo.
Eduart Mile: Lindita gabon.
(vazhdon përplasja mes tyre)
Edon Kuqi: Më çfarë do të jetojë?
Eduart Mile: Ta tërheqë ankimimin dhe të vazhdojë pagesa.
Kjo është e vetmja zgjidhje sipas Njësisë Administrative, por edhe vetë bluzat e bardha e pohojnë se Indriti ka nevojë për një kujdestar.
Mjekja: Është në gjendje që s’është i aftë as të punë dhe as të kujdeset për veten. Për mendimim tim, po. Për mua ka nevojë për person ndihmës, por nuk varet nga ne.
ZËRI iu drejtua dhe Shërbimit Social në Tiranë, ku u përball me rojen e sigurisë, e cila fillimisht na tha që dera është mbyllur dhe që punonjësit janë me shërbim, por më pas vumë re që në fakt punonjësit ishin brenda dhe vijuan të qëndronin të ngujuar, duke qenë se ZËRI ishte present.
Edon Kuqi: Nuk ka asnjë njeri, ose protokolli. Ta dimë si të orientohemi. Dera është e mbyllur, ndërkohë ora akoma nuk ka shkuar 4 dhe nuk është mbyllur orari zyrtar. Ndërkohë që fillimisht nga punonjësja e sigurisë na u tha se nuk ka asnjë punonjës brenda institucionit të Shërbimit Social në Tiranë, duket që lëvizjet filluan dhe dera po fillon të hapet. Por çfarë përgjigje do të marrim? Do presim këtu.
Madje edhe formulari për kërkesën për informacion, na u dha nga dritarja.
Edon Kuqi: Nuk do të vijë ta hapi derën?
Punonjësja e sigurisë: Më thanë t’u jap këtë në dorë.
Edon Kuqi: Siç mund ta shihni pasi e kishin mbyllur, na thanë fillimisht që janë me shërbim, pastaj filluan lëvizjet brenda institucionit dhe medias, duke u paraqitur zyrtarisht si gazetarë, ia japin dokumentin për ta plotësuar nga kjo dritare, që sot më shumë se kurrë është si një dritare burgu. Çfarë i burgos punonjësit e Shëbimit Social Shtetëror që nuk i përgjigjen medias? Është e turpshme domëthenë i japin medias një formular për ta firmosur, ndërkohë që gazetari pret tek dera. E kalojnë një dokument si në një derë burgu dhe thonë plotëso këtë e pastaj ta kaloj sërish tek kjo dritarja, si dritare burgu, që të kërkoj të drejtën e qytetarëve. Nëse kjo gjë i bëhet medias çfarë mund të presim nga gjithë ata qytetarë që halli i përplas në dyert e Shërbimit Social Shtetëror? Kur nuk merr shërbim dhe zgjidhje media, çfarë presin qytetarët? Ky lloj dokumenti nuk duhet plotësuar vetëm nga fakti që këta e sjellim kështu.
ZËRI rikthehet sërish në zyrat e Shërbimit Social, punonjëset e kishin hapur derën, sa shohin ZËRI-n e mbyllin sërish.
Edon Kuqi: Mos e mbyll derën, ta pyes zonjën. Unë e plotësoj kërkesën e informacionit në momentin që, si mu hedh kërkesa mua?
Punonjësja e sigurisë: Më jep kërkesën për informacion.
Edon Kuqi: Të lutem, unë të erdha si media, t’u prezantova si gazetar dhe kërkova të diskutoj me personat përkatës, si mu dha kërkesa?
Punonjësja e sigurisë: Më jep një shkresë që je informuar.
Edon Kuqi: Si mu dha kërkesa?
Punonjësja e sigurisë: Lëri njerëzit të punojnë.
Edon Kuqi: Njerëzit nuk po punonjnë, unë përgjigje po kërkoj, ma dhanë kërkesën nga dritarja sikur të ishte derë burgu. O zonjë, unë ta plotësoj kërkesën për informacion nëse më jepet në mënyrën e duhur. Unë jam gazetar, nuk mund të ma japi si në burg. Ku është recepsioni të lutem? Ka recepsion Shërbimi Social?
Punonjësja e sigurisë: Mund të dalësh?
Edon Kuqi: Të dal unë apo të hapin derën ata që janë ngujuar në institucion.
Punonjësja e sigurisë: Më sill shkresën me rregull dhe mund të futesh.
Edon Kuqi: Ti e kërkon shkresën me rregull ndërsa mua ma dhe sikur të ishte derë burgu. Të ma japi zonja kërkesën. Ne jemi media. Ju kur trajtoni median kështu, çfarë ju bëni qytetarëve?
Punonjësja e Shërbimit Social hap derën
Edon Kuqi: Kaq shumë luftë duhet bërë vetëm që të hapej dera dhe unë të kërkoja informacion si njerëzit. Ne vijmë nga Fieri në këto momente. Ishin pranë zonjës Lindita Lamaj, e cila, djali i saj trajtohet me kemp, është i kategorisë së dytë, i moderuar, për shkak të problemeve të shëndetit mendor. Zonja kërkon që të përfitojë dhe kujdestarinë e djalit, duke qenë se e pamë dhe vetë. Në një moment të dytë do iu vë dhe kronikën ku djali duket sheshit që nuk është i aftë të komandojë veten dhe ka kërkuar që të përfitojë dhe kujdestarinë. Ne bëmë një kërkesë sot në qytetin e Fierit dhe kërkesa do të kalojë në Tiranë për shqyrtim. Ne kërkojmë nga ju, sa është koha, sa duhet që kërkesa të përpilohet dhe zonja të dalë në komision, për një arsye të vetme sepse ato janë një familje në kushte ekstreme varfërie dhe në Fier na u tha, tek Shërbimi Social i Fierit, në Njësinë Administrative ku ndodhet zonja, na u tha se në momentin që zonja ka bërë ankimimin, automatikisht pagesa e Shkurtit dhe Marsit që nuk kanë kaluar ende nuk mund ti kalojnë në llogari sepse kërkesa është në ankimim. Por, dy muaj për atë zonjë që mbledh kanaçe rrugës dhe e merr djalin me vete që në 5 të mëngjesit të mbledhë kanaçe, të rrijë dy muaj për kemp, është shumë për të.
Punonjësja e Shërbimit Social: Në rregull, siç të thashë, të kam dhënë një kërkesë për informacion, pikë së pari të plotësohet kjo kërkesë, do të protokollohet tani dhe brenda 14 ditëve është afati që do të iu kthejmë një përgjigje, për kërkesën që ju kërkoni.
Gazetari futet brenda ambienteve të Shërbimit Social pa praninë e kamerave dhe plotëson kërkesën për informacion.
Edon Kuqi: U desh një përpjekje shumë e madhe vetëm për të marrë përgjigje dhe për të plotësuar në fakt një kërkesë për informacion pranë Shërbimit Social Shtetëror, se si do të shkojë halli i Lindita Lamajt dhe djalit të saj Indrit Malokut, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, është i paaftë dhe detyrohet që në orët e para të mëngjesit të dalë e të mbledhë kanaçe bashkë me të ëmën, nga frika që ajo ka për ta lënë vetëm./ZËRI