
TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i shantazhit, ku Arion Hyseni, ka tentuar që t’i marrë një qytetari një shumë prej 40 mijë eurosh. 35-vjeçari përmes kanosjes të mospublikimit të komunikimeve personale që i kishte gjetur 31-vjeçarit në llogarinë që i kishte vjedhur, në rrjetin social Instagram, kërkoi shumën e majme. Në dosjen e siguruar nga WebLajm zbardhen detajet e ngjarjes, gjë që çuan në arrestimin e autorit të dyshuar Arion Hyseni. Hyseni i kishtë lënë afat 31-vjeçarit datën 1 Korrik për dorëzimin e lekëve, por ky i fundit me preteksit se kishte aplikuar për kredi ka shtyrë takimin dhe ka denoncuar rastin në Polici. Në bisedat mes tyre fillimisht ishte rënë dakort për dhënien e shumës 20.000 euro, të cilën duhet ta çonte me video, në mënyrë që të ishte e besueshme për shantazhuesin. Dorëzimi do të bëhej në parkun e Dajtit, por viktima e ka drejtuar Hysenin të afrohej drejt liqenit të Linzës, ku edhe Policia po monitoronte vendin për të kapur në flagrancë autorin. Hyseni është afruar për të marrë paratë, por ka rënë në prangat e policisë.
/ZËRI