Video

Rruga Milot-Balldren/ Një nga fituesit e koncesionit të 'Salillarit', pjesë e 'Grupit Aruba'

Kompania në fjalë dyshohet se është përdorur për pastrimin e parave të klanit që dyshohet se ka trafikuar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ndërkohë që ortaku i saj është nën arrest shtëpie, për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, “grupi kriminal” dhe “veprime në kuadër të grupit kriminal”. 

zh.ll
Rruga Milot-Balldren/ Një nga fituesit e koncesionit të
aksi rrugor-Pëllumb Salillari

TIRANË- Fituesi i koncesionit për ndërtimin e aksit Milot-Balldren është një konsorcium i drejtuar nga kompania “Salillari”, ku bën pjesë edhe kompania “Erald-G”, në pronësi të Gëzim Islami, emër i cili figuron në dosjen e të ashtuquajturës “Grupi i Aruba-s”. Kompania në fjalë dyshohet se është përdorur për pastrimin e parave të klanit që dyshohet se ka trafikuar tonelata kokainë nga Amerika Latine drejt Europës, ndërkohë që ortaku i saj është nën arrest shtëpie, për veprat penale të “pastrimit të produkteve të veprës penale”, “grupi kriminal” dhe “veprime në kuadër të grupit kriminal”. Në aktet hetimore evidentohet edhe roli i Gëzim Islamit, pronar i kompanisë “Erald-G”, pasi të dhënat e siguruara nga grupi hetimor e identifikojnë atë si kunatin e Luçiano Koçekut, njëri prej drejtuesve të grupit kriminal, si edhe një bashkëpunëtor të tij për pastrimin e parave në projekte ndërtimore. Prokuroria pretendon se kompania është përdorur në transaksione të dyshuara fiktive për të fshehur pronësinë reale dhe për të ligjëruar kapitale me burim të dyshuar kriminal. Në vitin 2023, “Erald-G” u bë bashkëpronare e kompanisë “LTD-CO”, e themeluar në vitin 2014 nga Koçeku. Emri i Gëzim Islamit përmendet në disa episode të ndryshme të dosjes hetimore, mes tyre edhe në një transaksion që SPAK dyshon se është përdorur për të legalizuar mbi 31 milionë lekë. Për këto dyshime, Gjykata e Posaçme i ka caktuar Islamit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB