Video

Homazhet për Enrik Mehmetin, Rama i jep lamtumirën e fundit gazetarit

Në homazhe ka marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

F.I
Homazhet për Enrik Mehmetin, Rama i jep lamtumirën e fundit gazetarit
Edi Rama

VLORË-Homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti, i cili humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor, po zhvillohen në teatrin “Petro Marko”, në Vlorë. Mehmeti u shuan në moshën 40-vjeçare, ndërsa la pas një karrierë të gjatë në media dhe televizion. Në homazhe ka marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili u ka shprehur ngushëllimet familjarëve të të ndjerit.

Reagime ngushëllimi kanë ardhur edhe nga figura të tjera politike, mes tyre kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Gazetari Enrik Mehmeti humbi jetën mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:40 në zonën e Dajlanit, si pasojë e një aksidenti tragjik me motor. Në motomjet ndodhej si pasagjer edhe një 18-vjeçar, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën.

Poll

MOS HUMB