Video

Vodhën 69 mln lekë të pensionistëve, arrestohen 3 zyrtaret e Postës në Durrës

zh.ll
Vodhën 69 mln lekë të pensionistëve, arrestohen 3 zyrtaret e
Elisabeta Mataj

TIRANË-Drejtoresha e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana janë arrestuar, pas dyshimeve për shkelje detyre dhe abuzim me fondet e institucionit. Mataj u shkarkua nga detyra më 14 korrik dhe është kallëzuar në Prokurori nga vetë institucioni, pas konstatimit të disa parregullsive gjatë një kontrolli të brendshëm. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, nga hetimet paraprake dyshohet se tre punonjëset nuk kanë arkëtuar në degët e Postës në Shijak dhe Krujë shumën prej 69 milionë lekësh të rinj, të destinuar për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale për qytetarët e këtyre zonave. Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur gjatë muajve prill dhe maj 2026, ndërsa shumat dyshohet se janë përvetësuar në bashkëpunim nga të ndaluarat. Ato po hetohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim.

 

Poll

MOS HUMB