Video

Eurostat: Shqipëria humbi 1.8 mln banorë nga emigracioni në 35 vite 

Të dhënat tregojnë se emigracioni ka qenë një nga faktorët kryesorë të tkurrjes së popullsisë së Shqipërisë gjatë tri dekadave e gjysmë.

zh.ll
Eurostat: Shqipëria humbi 1.8 mln banorë nga emigracioni në 35
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht me një bilanc negativ të migracionit, pasi në mënyrë sistematike janë larguar nga vendi më shumë persona se sa janë kthyer. Sipas të dhënave të fundit të Eurostat nga viti 1990 deri në 2025, numri i personave të larguar ka qenë rreth 1.8 milionë më i lartë se numri i personave që janë rikthyer në vend. Për secilin nga vitet, Shqipëria ka qenë gjatë gjithë periudhës një vend me dalje neto të popullsisë. Vendi ka humbur kapitalin më të çmuar duke na renditur në krye të listës globale për përkeqësimin e treguesve demografikë. Në vend që fenomeni të zbutet në dekadën e katërt të tranzicionit siç ka ndodhur në ish-vendet e lindjes në Europë, në vendin tonë është përkeqësuar më tej pas pandemisë. Të dhënat tregojnë se emigracioni ka qenë një nga faktorët kryesorë të tkurrjes së popullsisë së Shqipërisë gjatë tri dekadave e gjysmë.

 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB