Video

Qytetari i ankohet Ramës: Kam qenë duke u nda me gruan

Teksa merrte në dorë titullin e pronësisë, ai u shpreh se falja e gjobave i ka sjell “pajtim” me të shoqen, duke mos i kursyer batutat me kryeministrin.

k.m.
Qytetari i ankohet Ramës: Kam qenë duke u nda me gruan
Edi Rama me qytetarin

SHKODËR- Zef Bari është një nga banorët e Thethit që mori dy certifikata pronësie nga kryeministri Edi Rama. Por përveçse mori titullin e pronësisë iu fal edhe gjoba për ndërtim pa leje. Teksa merrte në dorë titullin e pronësisë, ai u shpreh se falja e gjobave i ka sjell “pajtim” me të shoqen, duke mos i kursyer batutat me kryeministrin.

“Të përshëndes në emër të familjes time dhe fëmijëve. Na ktheve në identitet, këto 30 vite të fundit na humbi identiteti. Kur i humb identiteti një fshati thuhet se janë të fikur. Ne u fikëm dhe u koritëm sepse ne nuk dinim se nga vinim. Këtu janë bërë tubime, dasma, janë falur gjakra. Unë kam punuar mësues 45 vjet. Të jam mirënjohës, jam i dënuar për ndërtim pa leje, gjobë 5 milionë dhe gruan time një vit më pas e gjobitën 50 milionë, se kam qenë dakord me nda gruan se më tha e ke bërë ti. Se ajo ka ardh nga Tropoja. Kështu që më ke prurë pajtimin, unitetin dhe të jemi mirënjohës,”- u shpreh ai duke shkaktuar të qeshura./ZËRI

MOMENTI ME VIDEO: 

Poll

MOS HUMB